Kërkohej për shfrytëzim prostitucioni, kapet Edmond Isufaj
Fier
Denoncimi i një vajze të re ka vënë me shpatulla pas murit një 26-vjeçar nga Fieri, i cili kërkohej prej kohësh për shfrytëzim prostitucioni. Edmond Isufaj është arrestuar një ditë më parë pas një operacioni të policisë së këtij qyteti, ndërkohë që tashmë është shpallur në kërkim një tjetër bashkëpunëtor i tij, Agron Aliaj. Lajmi është bërë i ditur një ditë më parë nga të dhëna zyrtare të Policisë së Fierit, sipas të cilave ka qenë vetë vajza e trafikuar dhe e shfrytëzuar që ka denoncuar në polici dy shtetasit. Sipas denoncimit të bërë, mësohet se vajzës i ishte premtuar punësimi si kameriere në Kosovë, por kjo ka rezultuar vetëm një gënjeshtër, pasi atje e ka pritur vetëm shfrytëzimi për interes i dy personave në fjalë. Mësohet se vajza me inicialet P. C. është shfrytëzuar për më shumë se 1 vit, ndërsa pas trafikimit në Kosovë, është shfrytëzuar për prostitucion për 6 muaj. Dosja në ngarkim të Isufajt i ka kaluar tashmë prokurorisë, ndërkohë që ai do të përballet me seancën ku do të caktohet masa e sigurisë. Pritet të ndalohet edhe bashkëpunëtori tjetër.