E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet shqiptari me 1,3 kg kokainë



ITALI, TORINO - Një i ri shqiptar 29- vjeç, i quajtur Evgjen Spahiu, ka rënë dje në prangat e policisë së Torinos, pasi i është gjetur një sasi prej 1.3 kilogramë kokainë e pastër. Burime policore pohojnë se arrestimi i tij është bërë në qytezën Chieri pranë Torinos, ku shqiptari kishte gjetur një metodë shumë origjinale për fshehjen e narkotikut, duke përdorur dërrasat e parketit si magazinë për drogën. Gjatë një kontrolli rutinë të policisë rrugore në makinën e tij "Jeep Grand Cherokee" policët kanë vënë re dërrasa parketi, ndërsa pas zbulimit të narkotikut është kontrolluar edhe banesa e 29- vjeçarit Spahiu, ku në bodrum është gjetur edhe sasia tjetër, e cila në total kapte vlerën e 200 mijë eurove. Policia e provincës së Torinos pohoi se kapja e 1.3 kilogramëve kokainë është konfiskimin e dytë për drogë të këtij lloji brenda javës. Vetëm pak ditë më parë në Torino, u prangosën disa trafikantë që dispononin një sasi të konsiderueshme pluhur të

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›