Parulla raciste: Shqiptarët do ta paguajnë me gjak atë që u bënë grekëve Ultranacionalistët grekë, miting antishqiptar në Veria
Miting racist antishqiptar në Greqi. Mediat greke pohuan dje se qyteti i Verias është përfshirë nga një valë urrejtjesh kundër shqiptarëve, ndërsa gjithçka është organizuar nga organizata ultranacionaliste e djathtë "Hrisi Avgji".
Rreth 200 të rinj grekë janë mbledhur pasditen e së shtunës në sheshin e fshatit Dhaviato të Verias, duke hedhur parulla antishqiptare dhe duke kërkuar largimin e emigrantëve shqiptarë nga shteti grek. Shkak për mitingun racist është bërë një grindje adoleshentësh mes pesë shqiptarëve dhe tre grekëve, e ndodhur plot 10 ditë më parë në këtë fshat. Adoleshentët gjatë grindjes kanë përdorur thika duke u goditur disa herë dhe si pasojë njëri prej grekëve ka përfunduar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Po kështu, edhe tre prej shqiptarëve u plagosën nga thikat që përdorën kundërshtarët grekë gjatë grindjes. Pas kësaj shqiptarët janë larguar nga vendngjarja dhe tre prej tyre tashmë kanë përfunduar në prangat e policisë greke. Megjithëse kanë kaluar dhjetë ditë nga konfrontimi mes adoleshentëve, në komunën Dhiavato të Verias, gjendja vazhdon të ngelet tepër e tensionuar. Mediat njoftuan dje se organet e rendit dhe banorët më gjakftohtë përpiqen të qetësojnë situatën tejet të rënduar, pasi mitingu i rreth 200 të rinjve të organizatës ultranacionaliste të djathtë "Hrisi Avgji", që nisi në sheshin e fshatit Dhiavato, u zhvendos më pas në rrugët e qytetit të Verias, çka ndezi akoma më shumë situatën. Të rinjtë racistë duke hedhur parulla si: "Jashtë të huajt nga Greqia" dhe "Shqiptarët do ta paguajnë me gjak atë që u bënë grekëve", ata kanë shfaqur mbështetjen e tyre ndaj familjeve të adoleshentëve grekë, që u plagosën gjatë grindjes me pesë bashkëmoshatarët shqiptarë. Anarkistët, pjesëmarrës në miting, kanë thënë se çdo shqiptar që do të takojnë pas orës 21:00, do ta rrahin pa mëshirë, madje kanë kërkuar që të largohen nga fshati Dhiavato sa më parë të gjithë shqiptarët. Edhe në rrugët e qytetit të Verias, ku është zhvendosur protesta e dhunshme, anarkistët ultranacionalistë të djathtë kanë hedhur parulla kundër emigrantëve shqiptarë, si dhe kanë grisur një fotografi të flamurit shqiptar në një prej zyrave të agjencisë së udhëtimit "Emigranti". Por ndryshe nga këta, në të njëjtën orë, në një pjesë tjetër të qytetit, të rinj të tjerë grekë, anëtarë të grupeve të majta, kanë organizuar një antimiting në mbështetje të emigrantëve, duke mbajtur pankarta në duar ku shkruhej: "Dëboni fashizmin nga bota". Reagimi i tyre erdhi pas racizmit të theksuar të ultranacionalistëve, të ushqyer nga ideologji të dëmshme ndaj shqiptarëve. Mediat pohuan dje se në qytetin e Verias, 70 kilometra në perëndim të Selanikut, ka pasur gjatë gjithë pasdites forca të shumta të policisë, të cilat nuk kanë lejuar konfrontime apo incidente midis dy grupeve të protestuesve. Ndërkohë, ajo për të cilën shprehin të gjithë keqardhjen, është fakti se si fshati Dhiaviato, i cili ishte shembull për bashkëjetesën paqësore midis grekëve dhe dhjetëra familjeve shqiptare, është tashmë tërësisht në tension. fa.ma.