E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinan Hoxha: E vërteta e lidhjes sime me Seldin

"Dërgova 1000 SMS që të nxirrja fituese Domenikën në Big Brother" Unë vetë nuk kam dhënë asnjëherë detaje për jetën time private. Nuk më ka pëlqyer kurrë ta hedh atë në treg. Më ka mjaftuar fama si këngëtar. Por mbase sot është momenti t'ju rrëfej se unë nuk do ndihesha asnjëherë mirë, nëse unë do të bëja një jetë të mirë dhe familjarët e mi jo. Unë kam ndihmuar gjithkënd të fisit tim kur ka pasur nevojë. Ndërsa ata kushërinj që si Seldi kanë pasur talent në muzikë, iu kam qëndruar afër, pasi e di çfarë do të thotë të kërkosh të futesh në botën e artit, është shumë e vështirë

Ai nuk ka ndryshuar asgjë në axhendën e tij të ngjeshur me koncerte gjatë verës, pavarësisht shkrimeve në gazeta, duke pohuar madje se nuk i ka lexuar fare ato, vetëm çfarë i kanë rrëfyer të afërm dhe miq të tij. E takuam dje në Ulqin në shoqërinë e njërit prej vëllezërve të tij dhe të shumë miqve e fansave. Nuk dëshiron të japë intervista për gazeta jo sepse kërkon të paguhet, duke pohuar se atë e ka përdorur thjesht si batutë, por sepse beson se nuk ka nevojë për asnjë shpjegim, pasi publiku i tij që e ndjek, e njeh mirë dhe di çfarë duhet të besojë dhe çfarë jo. Por natyrisht, duke qenë njeri prej mishi dhe gjaku, pa dyshim që i vjen keq dhe mbi të gjitha ndjehet i zhgënjyer nga Domi, të cilën jo vetëm që nuk e ka urryer, siç pretendon ajo, por përkundrazi, e ka mbështetur brenda në "Big Brother", ndërkohë që jashtë i ka ofruar miqësinë e sinqertë. Ai nuk dëshiron të japë intervista, por gjithsesi në një bisedë të lirë na rrëfeu disa të vërteta sipas tij.
Sinan, si u ndjeve kur lexove intervistën e Domenikës të shtunën e kaluar tek gazeta "Panorama", ku ajo akuzonte të dashurin e saj Seldin si homoseksual dhe që kishte lidhje intime me ty?
Unë di që njerëzit çfarë nuk bëjnë për të fituar pak vëmendje dhe popullaritet dhe në rastin e Domit mendoj se po të merrej thjesht me Seldin, edhe duke thënë se është homoseksual, nuk do t'ia dilte të kishte aq vëmendje. Në momentin që në këtë histori përfshin një njeri të famshëm siç jam unë, zhurma bëhet e madhe, siç ndodhi në të vërtetë.
Domi na vuri në dispozicion edhe disa foto komprometuese, ku shfaqeni ju me Sedin. çfarë janë ato foto, ku keni dalë?
E vërteta është se ato foto janë montazhe. Janë marrë foto të Seldit duke pozuar për revista dhe foto të mia në "pub"-e. Po ta shikoni me vëmendje, unë jam aty me veshje dimërore, ndërkohë që fotot e Seldit janë bërë në verë.
Po ju ku keni dalë në ato lloj pozash paksa të pazakonta?
Besoj se mund të jenë marrë në ndonjë "pub" ku unë kam kërcyer për qejfin tim, duke imituar Michael Jackson. Unë jam artist, kam hobet e pasionet e mia dhe besoj se për këtë gjë mund të biem dakord të gjithë.
Po me Seldin çfarë lidhje keni? Ai në intervistë ka thënë se Sinani është miku dhe vëllai im, jo kushëriri?
Përgjigjet vëllai i Sinanit: Seldin e kemi fis dhe kjo nuk ka nevojë për shumë komente, pasi është lehtësisht e verifikueshme. Ne jemi fis këngëtarësh, kemi edhe të tjerë këngëtarë të gjakut tonë në fis përveç Sinanit dhe Seldit. është Ester Hoxha dhe ndonjë tjetër, që nuk ka nevojë të përmenden këtu. Por unë e kuptoj pse Domi merret me Sinanin. Im vëlla është i famshëm dhe tërheq vëmendjen. Nuk do merren me mua, që jam një shitës buke.
Si ka mundësi që ju e ndihmoni kaq shumë Seldin, pasi ne dimë që ju jeni fis i madh dhe mund të ndihmonit edhe të tjerë që i keni më të afërt?
Ju keni të drejtë që e bëni këtë pyetje, pasi unë vetë nuk kam dhënë asnjëherë detaje për jetën time private. Nuk më ka pëlqyer kurrë ta hedh atë në treg. Më ka mjaftuar fama si këngëtar. Por mbase sot është momenti t'ju rrëfej se unë nuk do ndihesha asnjëherë mirë, nëse unë do të bëja një jetë të mirë dhe familjarët e mi jo. Unë kam ndihmuar gjithkënd të fisit tim kur ka pasur nevojë. Ndërsa ata kushërinj që si Seldi kanë pasur talent në muzikë, iu kam qëndruar afër, pasi e di çfarë do të thotë të kërkosh të futesh në botën e artit, është shumë e vështirë. E kam ndihmuar Seldin dhe do ta ndihmoj vazhdimisht, pasi e kam njeriun tim dhe mbi të gjitha Seldi është një talent në muzikë.
Kemi parë që ju kanë dalë krah në këtë histori shumë figura të njohura. Mbase ky ishte një moment që të verifikonit besnikërinë e tyre, e cila i tejkalon mbase zilitë në profesion?
Nuk kam dyshuar as edhe për një moment në sinqeritetin e miqësisë së kolegëve të mi. Rozana Radi foli vetë pa më marrë leje dhe unë e falënderoj nga zemra, pasi është një nga miket e mia më të mira. Por e vërteta është që kanë dashur të flasin edhe shumë këngëtare të tjera si Valbona Mema, Soni Malaj, Elvana Gjata, por i kam ndaluar unë, pasi nuk kam dashur t'i ngatërroj në këtë histori të rëndomtë.
Po si mund të dëshmojnë kolegë të t'u për jetën tënde private, çfarë dinë ata?
Jetën time private unë e kam mbajtur larg ga-zetarëve dhe paparacëve, por miqtë dhe mikeshat e mia i kanë njohur gjithmonë femrat me të cilat unë kam shkuar.
Po Domi pse nuk u bë mikesha jote, meqë ti thua se je i aftë të bësh kaq shumë miq?
Dua t'ju them vetëm një fakt. Natën finale të "Big Brother" unë kam dërguar 1000 mesazhe në mbështetje të Domit. Doja që ajo të dilte fituese. Këtë gjë mund ta verifikoni lehtësisht tek AMC. Isha pak skeptik në ndjenjat e saj për Seldin, por përsëri e ndjeja që ta ndihmoja dhe e kam bërë me gjithë shpirt. Të gjithë e dinin se Seldi e donte shumë dhe po të ndahej pa bërë këtë zhurmë që bëri, ajo e dinte mirë se të gjithë do ta fajësonin atë. Por koha e vërtetoi që nuk i bëri mirë llogaritë. Më vjen sinqerisht keq për të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›