Kakavijë, gjenden në rrugë 10 kg mariuanë
Gjirokastër- Policia Kufitare ka sekuestruar 10 kilogramë lëndë narkotike të llojit Mariuanë. Sipas policisë, droga u gjet në aksin rrugor Jurgucat- Kakavie, në afërsi të Gjirofarmës, në anë të rrugës nacionale kanë konstatuar një çantë të zezë shpine të braktisur e cila ishte e mbushur me lëndë narkotike.
Nga këqyrja e çantës ka rezultuar se brenda saj kishte 10 pako në formë cilindrike të mbështjella me letër natriban, një kilogram secila pako.
Specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me shërbimet e policisë Kufitare kanë bërë kontrollin e zonës dhe po punojnë për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.