Tropojanët furnizonin me kokainë përdorues VIP në Tiranë

29/01/2005
Pasaporta e trafikantëve të kokainës
Emri: Gëzim
Atësia: Lulash
Mbiemri: Pjetërnikaj
Vitlindja: 1970
Vendlindja: Tropojë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: I lartë
Gjendja penale: I padënuar
Emri: Elis
Atësia: Lush
Mbiemri: Niklekaj
Vitlindja: 1981
Vendlindja: Tropojë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: Tetëvjeçar
Gjendja penale: I padënuar
Emri:
Atësia: Rito
Mbiemri: Petrit
Vitlindja:-Gecaj
Vendlindja: Tropojë
Vendbanimi: Tropojë
Arsimi: I mesëm
Gjendja penale: I padënuar
Prova materiale
870 gramë kokainë
Travel Dokument me numër 0199465 me emrin Ilir Gjokli
Aws Vais me emrin Gëzim Peraj
Permeso di sogiorno me numër L083265 me emrin Ded Marku
Kapet intelektuali, sekuestrohen dokumente të rreme në banesë, dyshohen dhe pesë të tjerë
Grupi i kokainës përbëhet nga 3 persona. Veç Elis Niklekajt dhe Rito Gecajt, policia e Tiranës ka prangosur rreth orës 20.00 të së enjtes dhe Gëzim Pjetërnikajn. Mësuesi 35-vjeçar nga Tropoja, u vu në pranga nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar nga inspektorët e antidrogës në banesën e tij, nuk u zbulua narkotik, por disa lejeqëndrimi të rreme të shteteve të huaja. Po hetohet për të dokumentuar prova që implikojnë Pjetërnikajn me Niklekajn dhe Gecajn. Aktualisht, ai ndiqet vetëm për falsifikim dokumentesh. Dyshimet e ekspertëve të hetimit flasin dhe për pesë emra të tjerë që janë në vëzhgim dhe së shpejti mund të arresohen. Provat për të implikuarit, sipas policisë dhe akuzës, janë mbledhur dhe arresti është vetëm çështje ditësh.
Hetimet
Grupi i trafikut të drogës i përbërë nga tropojanët, ishte vënë në shënjestrën e policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda pak muaj më parë. Një informacion i mbërritur në rrugë operative për një rrjet që furnizonte me sasi të vogla disa "Vip-a" në kryeqytet, u ndoq menjëherë nga agjentët. Megjithë operacionet e shumta të bluve, deri më tash nuk ishte arritur ndonjëherë që policia të bllokonte ndonjë sasi kokaine, e cila qarkullonte lirisht në Tiranë. Kësisoj, sinjali për praninë e grupit të trafikantëve përkoi me çastin dhe konditat e duhura. Gjurmimet e agjentëve korrën frytet e ëndërruara. Dukej se trafikantët nuk ishin fort profesionistë në zanatin e tyre. Anipse mund ta luanin prej kohësh këtë linjë, atyre u mungonte përsosmëria në mbrojtjen dhe ruajtjen e sekretit. Shumë herë ata ranë në kurthin e narkomanëve të rremë. Sakaq, edhe përgjimet telefonike luajtën një rol të patjetërsueshëm. Të arrestuarit përdornin të njëjtët telefona. Dhe, megjithëse kartat i ndërronin shpesh, numri i IMEI-it në celularë i tradhtonte, duke u rrëfyer antenave përkatëse vendndodhjen e tyre. Sinjali se Elis Niklekaj, Rito Gecaj dhe Gëzim Pjetërnikaj posedonin ngarkesën e radhës, çoi peshë gjithë përgjegjësit e operacionit, të cilët ndërhynë duke bllokuar të enjten mbrëma sasinë prej 870 gramë kokaine dhe arrestimin e Niklekajt dhe Gecajt.
Pjetërnikaj
Gëzim Pjetërnikaj kishte nisur të gjurmohej intensivisht me Elis Niklekajn dhe Rito Gecajn. Të njëjtat burime nga Ministria e Rendit, saktësojnë se tropojani i diplomuar pak vjet më parë në degën e mësuesisë në Universitetin e Tiranës, ishte njëri nga anëtarët e grupit që merrej me trafikun e drogës. Sipas bluve, Pjetërnikaj gjendej në shtëpinë e tij, kur u realizua kontrolli nga inspektorët e antidrogës. 35-vjeçari banonte në Laprakë dhe efektivave që u morën me arrestimet, nuk iu deshën më tepër se pak sekonda për të shkuar nga banesa e Niklekajt tek ajo e Pjetërnikajt. Në kundërshtim me atë që pritej, mësuesi ishte treguar i kujdesshëm, duke e pastruar vatrën familjare nga gjithçka kishte të bënte me narkotikët. Kontrollet e imtwsishme në të gjithë cepat e shtëpisë, nuk arritën ndonjë sukses. E vetmja arritje ishte zbulimi i disa dokumenteve të rreme me emra irealë. Burimet shprehen se, Gëzim Pjetërnikaj posedonte një Travel Dokument me numwr 0199465, lëshuar me emrin e Ilir Gjoklit, një Aë---s Vais (leje qëndrimi e autoriteteve gjermane" me emrin e Gëzim Perajt, Permeso di Soggiorno me numwr L083265 me emrin Ded Marku. Pa e bërë të gjatë, uniformat e shoqëruan menjëherë mësuesin nga Tropoja në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Mësohet se ai u mor në pyetje, veçmas bashkëpunëtorëve të tjerë.