E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmia e të arrestuarit

29/01/2005  

"Dokumentet nuk janë të miat. M'i ka dhënë një shok për t'i ruajtur, pasi nuk gjeti asnjë person të gatshëm që ta ndihmonte për t'i fshehur. Unë nuk i kam përdorur asnjëherë. Ju mund ta verifikoni që unë jam njeri i ndershëm", dëshmoi Gëzim Pjetërnikaj për oficerët e policisë gjyqësore. Për momentin, kur veç përgjimeve telefonike dhe ndonjë takimi të rrallë të mësuesit me Elis Niklekajn dhe Rito Gecajn, dokumentet e rreme janë e vetmja provë ku policia mund të mbështetet për të mbajtur Pjetërnikajn në qeli. Paskëtaj, kur të jenë mbledhur dhe materiale kompromentuese për të, akuza për trafikim narkotikësh do të jetë tërësisht e mbështetur në prova e fakte. Dëshmitë e dy të arrestuarve që u kapën në flagrancë me kokainë, do të hedhë dritë mbi rolin që ka patur Pjetërnikaj në grupin e shpërndarjes së drogës. Veç kësaj, do të zbulohet se kur janë përdorur dokumentet false që u gjetën në banesën e tij. Ndërkaq, mësohet se Interpoli ka dërguar një shkresë për të marrë konfirmimin se kur dhe sa kohë kanë qëndruar trafikantët në shtetet evropiane. Kjo është e vetmja rrugë që mund t'i shpërngulë hetimet te zanafilla e drogës, e cila nuk është habi të ketë mbërritur në Shqipëri në valixhen e Ilir Gjoklit, Dedë Markut apo Gëzim Perajt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›