Arrestohet, tentoi t’i grabiste lekët e shitjes së lopës, 84-vjeçarit
18/02/2005 Një muaj më parë iu vra kushëriri në përplasjen me armë gjatë grabitjes
SHKODËR – Në më pak se një muaj, pas ngjarjes së rëndë, ku mbeti i vrarë një i moshuar, në banesën e të cilit po tentohej të grabitej dhe të njërit prej autorëve të grabitjes, uniformat blu të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës kanë mundur që të vënë në pranga, bashkëpunëtorin e grabitësit të vrarë nga i zoti i shtëpisë.
Frrok Marku, i arrestuar dje, ka qenë së bashku me djalin e dajës së tij në tentativën për të grabitur në banesën e shtetasit Nikë Çuni. Ndaj shtetasit Marku, prokuroria e rrethit Pukë kishte lëshuar urdhrin e ndalimit, pasi akuzohej për veprat penale të “vjedhjes me armë për pasojë vdekjen të kryer në bashkëpunim” si dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Ngjarja, për të cilën akuzohet Frrok Marku, ka ndodhur më 23 janar 2005, në fshatin e tij të lindjes, Berishë e Pukës. Marku së bashku me djalin e dajës së tij, nga fshati Bujan i Pukës, kishin shkuar për vizitë te kushërinjtë e tyre në Berishë. Gjatë paradites së 23 janarit, ata kishin parë një bashkëfshatar të tyre, Nikë Kolë Çunin që shiste lopën dhe menjëherë kishin studiuar mundësinë e grabitjes së këtyre parave.
Nikë Çuni, 84 vjeç, jetonte në shtëpinë e tij vetëm me të shoqen 74-vjeçare. Duke e parë se mosha dhe vetmia e pleqve i favorizonte, ata, rreth orës 19.00 të armatosur, kanë shkuar në banesën e plakut dhe kanë filluar të shkelmonin derën. Por, me të shpartalluar derën, ata u ndodhën para një të papriture të pallogaritur. Plaku i kishte pritur gati me armë në dorë dhe ka qëlluar pa hezitim mbi ta. Duke qenë se grabitësit ishin të armatosur, shkëmbimi i zjarrit ka lënë të vdekur të zotin e shtëpisë Nikën si dhe djalin e dajës së Frrok Markut, bashkëpunëtorin Gjovalin Çuni. Policia në atë kohë është munduar që të kapë vrasësin e mbetur gjallë, por dëbora e rënë atyre ditëve ka bërë që të mbërrijnë në vendngjarje vetëm 4 orë pas vrasjes. Pas asaj ngjarjeje, shtetasi Frrok Marku ishte shpallur person në kërkim.
Arratisja shkund Policinë e Shkodrës
Arratisja e të paraburgosurve nga qelitë e paraburgimit, në Komisariatin e policisë së Qarkut të Shkodrës si dhe masakra në shtëpinë e një qytetari shkodran, duket se i ka “shkundur” punonjësit e këtij komisariati, që janë vënë në lëvizje të plotë. Përveç kontrolleve të shumta që po ushtrojnë në të gjitha makinat që lëvizin në rrugët e Shkodrës e sidomos të atyre që drejtohen nga djem të rinj, uniformat blu kanë bërë edhe një sërë arrestimesh të personave në kërkim. Kështu, nga operacionet e mirëkoordinuara, forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Frrok Marku, 32 vjeç, nga fshati Berishë e komunës Iballë të rrethit të Pukës dhe banues në fshatin Rranxa Bushat të rrethit të Shkodrës si dhe të dy personave të shpallur në kërkim për vjedhje.