Në “burg pa afat” dy “policët” grabitës
18/02/2005 Frrok Marku
32 vjeç
Shpallur në kërkim më 23 janar 2005
Lindur e banues:
Në fshatin Berishë,
komuna Iballë, Pukë
Akuzat:
“Grabitje me dhunë me pasojë vdekje”
“Mbajtje armësh dhe municionesh pa leje”
Ndoc Zojza dhe Sokol Prroni kanë marrë dje masën e sigurisë
SHKODËR - Gjykata e rrethit Shkodër ka dhënë dje masën e arrestit për shtetasit, Ndoc Gjergj Zojza dhe Sokol Marash Prroni. Masa e arrestit për këta dy persona u mor nga kjo gjykatë për arsye se dy ditë më parë, Prroni, 20 vjeç, nga Bregu i Lumës dhe banues në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës, u ndalua nga policia e këtij qyteti me një automjet me targa të huaja, ku iu gjetën si provë materiale një automatik, një krëhër fishekësh, një granatë dhe dy radio policie. Të gjitha këto objekte u gjetën në makinën golf Volsvagen me pronar punonjësin e policisë Ndoc Zojza. Po kjo masë sigurie, burg pa afat, u mor dje edhe ndaj efektivit të Komisariatit të Shkodrës, Zojza, pasi policia e kishte ndalur një ditë më parë, pas një kontrolli që iu bë banesës së tij, menjëherë pas kapjes së automjetit të tij, në timon të së cilës ishte Sokol Prroni. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armë pa leje, si një automatik, një pushkë, 4 granata së bashku me 5 ndezësa, një sasi municioni si dhe pjesë ndërrimi makinash dhe dy palë targa makinash, për të cilat dyshohet se janë të vjedhura.