E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet transportuesit të pesë klandestinëve

13/05/2005  Kishte marrë 600 euro për person

GJIROKASTER - Komisariati i Policisë në Gjirokastër bëri të ditur se ka arrestuar 20-vjeçarin, nga Berati, Kastriot Murati, pasi u kap në Jergucat, duke transportuar disa shtetas me mjetin “Benz”, FR 3775 C. Bëhet fjalë për një tentativë të dështuar të trafikut klandestin, me destinacion Greqinë. Sipas burimeve hetimore, përmes sekserëve që janë nën hetim, 20-vjeçari Kastriot Murati kishte arritur të fuste në mjetin e tij pesë persona, të cilët kishin paguar secili nga një shumë prej 600 eurosh për të kaluar ilegalisht në vendin fqinj Greqi. Pesë klandestinët që vinin nga disa rrethe të vendit, janë zbuluar pranë vendkalimit kufitar të Kakavijës dhe janë shoqëruar në komisariat, kurse drejtuesi i mjetit Murati, u arrestua në flagrancë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›