E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata, 20 vjet burg për Vasil Hilën

13/05/2005  Ish-kryetari i kthimit të pronave në Durrës, ka injoruar Vendimin e Këshillit të Ministrave

DURRES - Gjykata e Durrësit e ka shpallur fajtor ish-kryetarin

e komisionit dhe kthimit të pronave, Vasil Hila, për shumë nga vendimet që ai ka marrë gjatë periudhës maj 2001 - dhjetor 2002, duke e dënuar atë me 20 vite heqje lirie. Po ashtu edhe sekretarja e komisionit të pronave, Anila Rrapi, është shpallur fajtore dhe për të gjykata ka lënë në fuqi kërkesën e organit të akuzës, duke e dënuar me 3 vite burg.

Në seancën e zhvilluar dje në Gjykatën e Shkallës së Parë, kryetari i trupit gjykues, Ndue Gjura, ka deklaruar se ish-kreu

i komisionit ka shkelur në mënyrë të qëllimshme vendimet e Këshillit të Ministrave, deri në injorim të vendimit kryesor, duke hedhur poshtë pretendimet e avokatëve të tij, të cilët kanë thënë gjatë seancës së mbrojtjes se Hila ka respektuar ligjin në procedurën dhe shpalljen e vendimit për kthimin dhe kompensimin e

pronave ish-pronarëve.

Vasil Hila është i pari drejtues në strukturat kryesore të pushtetit vendor që ndëshkohet nga drejtësia me dënim maksimal për shpërdorim detyre që prej 15 viteve.

Vendimi

Vasil Hila dhe Anila Rrapi janë shpallur fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, ndërkohë që pas 12 muaj hetimesh gjykata ka vendosur të pushojë çështjen në ngarkim të Seit Spahiut, Selman Hysit dhe Servet Gabës, të tre inspektorë të KLSH, të cilët janë vendosur në bankën e të akuzuarve në procesin “Hila”.

Tri javë më parë, më 21 prill 2005, prokurorët Ferdinand Elezi dhe Elena Bakëllbashi kanë kërkuar 23 vite burg dhe 5 milionë lekë gjobë për Vasil Hilën, 3 vite burg për Anila Rrapin dhe gjobë deri në 600 mijë për inspektorët.

Ndërsa avokati mbrojtës i Vasil Hilës, Baftiar Rusi, i cili është deklaruar se do të kundërshtojë vendimin në Gjykatën e Apelit, po në Durrës, e ka cilësuar të pafajshëm klientin e tij, trupi gjykues dje ka zbritur vetëm 3 vite burg për Hilën, ndërkohë që për Anila Rrapin, e gjykuar në gjendje të lirë, nuk ka ndryshuar asgjë nga kërkesa e organit të akuzës.

Gjyqtari Ndue Gjura ka shpallur fajtor Hilën për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, të vjedhjes nëpërmjet shpërdorimit të

detyrës në raport me të kompensuarin Tomorr Kokomani, i cili gjendet në dhomat e paraburgimit dhe falsifikimit të dokumenteve për 192 raste.

Shkeljet

Në vendimin që është lexuar nga Ndue Gjura, mësohet se nga 800

pronarë që prisnin kompensimin, janë kompensuar vetëm 67 dhe nga këta vetëm 35 prej tyre kanë përfituar 112150 m2 tokë, nga 147923 m2 që ka qenë e gjithë sipërfaqja e lirë që u kompensua. Pjesa më e madhe e ish-pronarëve dhe konkretisht 35 prej tyre janë kompensuar nga 2,7,16 herë, ndërkohë që ka të tillë që kanë përfituar të drejtën nga Hila të kompensohen deri në 28 herë, siç

është trashëgimtari i familjes Kokomani, Haxhi Kokomani. Ky i fundit ka marrë afro 15 për qind të të gjithë sipërfaqes së tokës së kompensuar me vendim nga komisioni, ose 26.107 m2. Në dënimin e Hilës ka ndikuar gjithashtu edhe shkelja e një vendimi të KM,

vendim të cilit duhej t’i referohej komisioni i kryesuar nga Hila.

“Ai ka injoruar vendimin nr. 528 të datës 13. 05. 1996 të Këshillit të Ministrave për kompensimin e pronave, vendim i cili saktëson se asnjë organ tjetër shtetëror, përveç Këshillit të Ministrave, nuk mund të nxjerrë rregulla dhe akte nënligjore për

kompensimin e pronave, çka do të thotë se nuk qëndron pretendimi i mbrojtjes se Vasil Hila, në cilësinë e kryetarit të KKKP-së, i është referuar Komisionit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”, ka thënë gjatë leximit të materialit gjyqtari Ndue Gjura.

Sipas tij, vendimi i KM kërkon që dosjet e arkivuara në komision të shqyrtoheshin me short, ndërkohë që Hila ka përdorur seleksionim dhe preferencë.

Krahas tij është shpallur fajtore edhe sekretarja e komisionit,

Anila Rrapi, e cila ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të 192 formularëve. Gjyqtari Gjura ka thënë se ekspertiza grafike ka vërtetuar se në këto formularë shkrimi i përket sekretares, gjë që e ka shpallur fajtore atë, duke e dënuar me 3 vite heqje lirie.

Gati dosja e dytë, priten arrestime të tjera

Hila nën akuzë për transferim të hollash

Ndërsa gjyqi i Hilës dhe Rrapit do të presë vendimin e Apelit, burime të organit të akuzës kanë deklaruar se çështja “Hila” nuk është e mbyllur. Pohime nga prokuroria bëjnë të qartë se pas hetimit të dosjeve, pyetjes së dëshmitarëve dhe dajles së fakteve të reja, në dhjetor të vitit 2004, është ndarë dosja Hila me

numër 756 e përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë me vendimin e djeshëm dhe dosja me nr.756/l. Dosja e fundit mësohet se do të përfshijë në rrjetin e hetimit edhe shumë persona të tjerë, ndërkohë që pritet që prokuroria të urdhërojë arrestime të reja për abuzimet në ndarjen dhe kompensimin e pronave në Durrës. Po

ashtu në dosjen e re të sapoformuluar mësohet se Hila do të jetë objekt i akuzës për transfertë dhe pastrim parash.

Gjyqi i parë ndaj Hilës, Rrapit dhe tre inspektorëve të KLSH ka nisur më 26 janar të këtij viti, ndërkohë që kanë dëshmuar për procedurat dhe letërkëmbimet me komisionin edhe kyetari i Bashkisë, Miri Hoti, drejtuesi i Hipotekës, Alush Xhihani dhe

prefekti i Durrësit, Gëzim Agasi për kohën që ata kanë drejtuar këto institucione.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›