Fillojnë punimet per 180 apartamente, do të strehoen të pastrehët

13/05/2005 Në Durrës 6200 familje të pastreha
DURRES - Dy javë pasi këshilli i Bashkisë së Durrësit ka miratuar sheshin e ndërtimit për ndërtimin e pallateve të reja për të pastrehët e saj, dje në Durrës është organizuar ceremonia e fillimit të
punimeve. Gjashtë pallate, me nga 30 apartamente secili, do të ndërtohen në lagjen nr.14 në Shkozet dhe në to do të strehohen 180 familjet, të cilat kanë nevojë të ngutshme për strehim dhe që e kanë fituar statusin përkatës.
Në këtë ceremoni ka qenë edhe Kryeministri Fatos Nano i shoqëruar me drejtuesit më të lartë të prefekturës, qarkut dhe bashkisë së qytetit të Durrësit.
Nano është shprehur se çështja e strehimit të familjeve në nevojë ka qenë në qendër të programit të qeverisë, duke thënë se “gjatë 8 viteve të fundit janë zgjidhur problemet e strehimit për më
shumë se 500 mijë vetë me ndërtimin e 125 mijë banesave dhe apartamenteve të reja në shkallë vendi”.
Njëkohësisht Nano ka deklaruar se e drejta universale e strehimit dhe plotësimi i standardeve ndërkombëtare në këtë drejtim do të mbeten edhe për shumë vite në kuadrin e programeve kryesore sociale për popullsinë në vendin tonë. Në këtë kuadër, Nano u shpreh se në katër vitet e tjera do të ketë edhe 2 mijë banesa të tjera të reja për strehimin e 10 mijë qytetarëve, të cilët do të paguajnë qira simbolike, ndërkohë që po studiohet edhe mundësia e dhënies së kredive afatgjatë dhe me interes shumë të ulët për
ndërtimet e apartamenteve.
Në Durrës numërohen rreth 6200 familje të pastreha të cilat gëzojnë statusin ndërkohë që 2000 prej tyre gjenden ende në
godinat e ish-pronarëve.