Hidhet nga kati i katërt, nëna e tre fëmijëve

13/05/2005 Hazbie Kulla tenton vetëvrasjen
VLORË – Një grua, nënë me tre fëmijë, është hedhur nga kati i katërt i banesës së saj dhe aktualisht është në gjendje shumë kritike për jetën në spitalin e qytetit të Vlorës. Hazbie Kulla, për motive akoma të paqarta për policinë, ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj, duke u hedhur nga sheshpushimi i katit të katërt.
Ngjarja
Sipas burimeve nga Drejtoria e Policisë së Vlorës mësohet se Hazbie Kulla ka qenë në shesh pushimin e pallatit të saj në lagjen “Bashkimi”, kur ka rënë prej andej e në tokë. Sipas burimeve të policisë edhe ekspertëve kriminalistikë mësohet se nga mënyra e rënies në tokë të trupit të Hazbies, duket e qartë se hedhja ka qenë e qëllimshme për t’i dhënë fund jetës së saj.
Sipas fqinjëve, Hazbia njihej për marrëdhënie korrekte në lagje dhe ishte një nënë e mirë. E martuar, me tri fëmijë, Hazbia nuk punonte, por rrinte në shtëpi, burri i saj sillte edhe të ardhurat e shtëpisë. Ende ngelet enigmë motivi i hedhjes së nënës së tre fëmijëve nga pallati.
Sapo trupi ka rënë në tokë, sipas fqinjëve, është dëgjuar vetëm një zhurmë e madhe dhe më pas fqinjët kanë parë vendin të mbuluar me gjak.
Gjendja
Sipas drejtuesve të spitalit të Vlorës, mësohet se gjendja e saj është e vështirë dhe në gjendje kritike për jetën.
“Aktualisht pas ndërhyrjes kirurgjikale të mjekëve në sallën e operacionit, Hazbie Kulla ndodhet në reaminacionin e spitalit. Nëna merr oksigjen me ndihmën e pajisjeve mjekësore dhe nuk komunikon”, saktësojnë burimet e spitalit.
Nga ana e familjarëve ende nuk bëhet i ditur motivi i hedhjes së Hazbies.
Gjithsesi, policia e Vlorës ka nisur një hetim paraprak për të mësuar diçka më tepër rreth motiveve që mund ta kenë detyruar nënën e tre fëmijëve të vetësakrifikohej.