E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pranga ndihmësit të trafikut klandestin

13/05/2005  Urdhërarresti nga prokuroria

KORÇE – Një banor i Qarkut të Korçës arrestohet, pasi organi i akuzës kishte nxjerrë urdhërarrestin si person ndihmës në trafikun e qenieve njerëzore. Arrestimi i tij u bë në një nga lokalet e zonës dhe personi nuk bëri asnjë lloj rezistence. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Korçës, uniformat blu të këtij rajoni vunë në pranga 24-vjeçarin Taulant Merolli, banues në Trestenik, pasi prokuroria lokale, kishte urdhëruar ndalimin për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim fitimi. Kohët e fundit policia e Korçës ka realizuar disa arrestime të personave ndihmës në trafikun e qenieve njerëzore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›