“Për 7 kilometër rrugë, peng 400 milionë dollarë

13/05/2005 Premtohet në çdo fushatë, por s’gjenden 10 milionë dollarë për rikonstruksionin e rrugës “Transballkanike”
VLORE - Një ndër rrugët kryesore të qytetit të Vlorës, pikërisht ajo e njohur me emrin “Transballkanike”, duket se është e destinuar që çdo fushatë elektorale të reklamohet si aks që do të rregullohet, ndërsa pas zgjedhjeve lihet në harresë, duke u kthyer në një gangrenë të vazhdueshme për banorët e zonës e sidomos për drejtuesit e makinave. Jo vetëm kaq, por ata që dikur premtonin, tashmë ankohen se nuk kanë ku të gjejnë 10 milionë dollarët për rikonstruksionin e saj.
Premtimet
Në gjithë mandatet e pas vitit 1997, deputetët e zonës si Afërdita Shabani, Mezan Malaj e të tjerë kanë premtuar të njëjtën gjë, por faktikisht gjendja është e rënduar.
Rruga “Transballkanike” lidh Vlorën me zonën e saj tregtare e industriale, ku edhe kalojnë kamionët e mallrat që vijnë nga porti e qytetet e ndryshme të vndit. Rruga, edhe pse me një emër të madh, që tregon ndofta një rrugë me disa kalime, në fakt është shumë e thjeshtë, e ngushtë, aq sa vetëm karrot e biçikletat mundin të kalojnë lehtë, kurse për kamionat e makinat e tjera është një makth i vërtet.
Kjo rrugë e gjatë, rreth 7 kilometra, lidh Vlorën me Portin, zonën industriale, si dhe gjithë magazinat e shumicës të hidrosanitareve, hekurit e betonit, duke e populluar shumë këtë rrugë jetike për qytetin. Por, edhe pse 7 kilometra e gjatë, e 10 metra e gjerë, kjo rrugë sot përshkohet për 40 minuta nga kamionët, të cilët shpesh pësojnë edhe dëme në pjesët e tyre nga gropat e rrugës.
Edhe pse tregtarët e kamionistët kanë reaguar, duke protestuar ashpër në pushtetin lokal, gjendja vazhdon të jetë mjaft e rëndë ç’ka sjellë një kosto mjaft të madhe për tregtarët e kësaj zone, që janë të shumtë.
Të zgjedhurit
I pyetur nga gazeta “Metropol”, numri dy i bashkisë, Halim Dervishi, pohon se “ka qenë një nga pikat kyçe të takimeve me pushtetin qendror e të huaj, por ajo rrugë është një gangrenë e qytetit, pasi duhen plot 10 milionë dollarë për të realizuar një rrugë me përmasa evropiane me dy kalime, trotuar, drita e kanalizime”.
Edhe sipas kryebashkiakut Shpëtim Gjika, mësohet se “nga ana e bashkisë është bërë e mundur nxjerrja e fondeve për të bërë studimin e projekteve dhe besohet se me mbarimin e saj lekët do të gjenden si nga buxheti i shtetit apo dhe nga donatorët e huaj”.
Ndërsa kryetari i Dhomës së Tregtisë, Patriot Islami, pohon se nga ana e tyre “është propozuar që të kontribuohet për mbledhjen e fondeve në fjalë, duke ndihmuar bashkinë në realizimin e projektit në fjalë. Pasi në anën e kësaj rruge operojnë me qindra biznese e llogaritet që investimet e kryera këtu në ndërtesa e investime kapitali kalojnë të 400 milionë dollarët, çka është një shumë e madhe për t’u hedhur poshtë”.
Emri
Rruga “Transballkanike” e mori këtë emër qysh në vitet e komunizmit, kur në këtë rrugë kalonin kamionat e Jugosllavisë, Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë që asaj kohe merrnin mallrat e agroeksportit në Vlorë.