Shotohen përdoruesit e drogës në Berat

13/05/2005 Policia kërkon ndihmën e komunitetit për moskultivimin e bimëve narkotike
BERAT - Policia e Beratit kërkon ndihmën e banorëve për të luftuar kultivimin dhe tregtimin e drogës. Këtë thirrje për ndihmë, policia e ka bërë dje, gjatë një konference rajonale të policisë për luftën kundër drogës.
Drejtori i policisë së këtij Qarku, Lorenc Panganika, në konferencë, ku merrnin pjesë dhe pushtetarë lokalë, tha se për parandalimin e këtij fenomeni është tepër e nevojshme ndihma e strukturave lokale dhe e komunitetit.
Sipas raportit të mbajtur në këtë konferencë, rezulton se qyteti i Beratit zë vendin e parë në qark për kultivimin e bimëve narkotike dhe tregtimin e tyre.
Ndonëse, sipas drejtuesve të policisë, ky fenomen ka ardhur duke u ulur, problemi vazhdon të mbetet i njëjtë, pasi ende gjatë këtyre viteve, ndonëse me raste sporadike, vazhdon të kultivohet dhe të tregtohen bimë narkotike.
Zëvendësdrejtori i këtij Qarku, Kristaq Gjika, në raportimin e tij tha se, “ndonëse jemi optimistë me uljen e numrit të rasteve të kultivimit të bimëve narkotike nga zonat rurale, ku ishte tepër i shtrirë gjatë viteve ’90, sot na shqetëson problemi i përdorimit të drogave nga të rinjtë, sidomos i drogave të rënda“.
Sipas tij, duhet një punë e përbashkët për të larguar kryesisht të rinjtë nga kjo linjë.
Në konferencë u theksua se policia e vetme nuk mund të përballet me këtë fenomen. Vërehet në rritje numri i të rinjve që tentojnë të futen në këtë rrugë dhe, sipas Gjikës, pasojat ndjehen te vjedhjet, grabitjet etj.