Policët japin gjak për talasemikët
13/05/2005 DURRES - Efektivat blu të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të
Durrësit kanë dhuruar dje gjak në mjediset e spitalit të këtij qyteti. Krerë të policisë dhe punonjës të tjerë të policisë i janë përgjigjur në këtë mënyrë ftesës së Kryqit të Kuq Shqiptarë me degë në Durrës, për të qenë edhe ata dhurues gjaku në “Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut”.
I pari që ka dhënë gjak ka qenë drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, kryekomisar Muharrem Bardhoci, ndërsa pas tij, deri në mesditën e Djeshme, kanë qenë edhe 27 efektiva të tjera blu që kanë dhënë nga 400 gr. për të sëmurët me talasemi.
Sipas kryqit të kuq lokal, të gatshëm janë treguar edhe shumë uniforma të tjera blu të Durrësit, të cilët kanë pritur në radhë. Drejtoresha e degës së Kryqit të Kuq për Durrësin, Lida Boshku, është shprehur se “nuk e prisnim këtë gatishëmri të efektivave policore dhe me këtë sasi gjaku që kemi siguruar plotësohen nevojat e bankës së gjakut për talasemikët e Durrësit, ndërsa
sasinë tjetër do ta çojmë në Tiranë”.
Sinjali pozitiv i policisë së Durrësit për të dhuruar gjak është pritur me interesim edhe nga komuniteti, të cilët pritet të
shtojnë numrin e dhuruesve në ditët e ardhshme.