E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet vajza e ish-presidentit Rafsanxhani

 

Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se autoritetet kanë arrestuar vajzën e ish-presidentit, Hashemi Rafsanxhani, bashkë me katër anëtarë të familjes së tij, për shkak se kanë marrë pjesë në tubimet protestuese pa leje. Arrestimi është kryer mbrëmjen e së shtunës. Televizioni shtetëror transmetoi pamje të Fazih Hashemi, vajzës më të madhe të Rafsanxhanit, duke iu drejtuar qindra përkrahësve të opozitës javën e kaluar. Rafsanxhani nuk e ka fshehur pakënaqësinë me Presidentin Mahmud Ahmadinexhad, fitoren e të cilit në zgjedhjet e 12 qershorit e konteston kandidati i opozitës, Hosein Musavi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›