E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Helsinkit: Serbia synon copëtimin e Kosovës e Bosnjës

 

Këshilli i Helsinkit, në një raport mbi politikën e jashtme të Serbisë, vlerëson se synimi bazë i këtij vendi është “riformimi i Ballkanit”, që në planet serbe përfshin ndarjen e Bosnjës dhe të Kosovës. “Politika e jashtme e Serbisë është e fokusuar në pengimin e njohjeve të Kosovës, ndërsa integrimet evropiane janë lënë anash”, thuhet në raportin e Këshillit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi. Në dokumentin e emëruar “Politika e jashtme: Pa koncept”, thuhet se mungesa e konceptit strategjik të zhvillimit të vendit, karakterizon dinamikën e brendshme të Serbisë, që nga vrasja e kryeministrit Gjingjiç në vitin 2003, dhe se kjo shquhet në mënyrë më të qartë në fushën e politikës së jashtme. Raporti thotë se Serbia kërkon aleatë në regjimet më autoritare në Afrikë dhe në Azi, të cilat nuk kanë ndonjë interes as për Kosovën, as për Serbinë, por se u leverdis që të kenë mbështetje në mbrojtjen e interesave të tyre në OKB dhe në ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar. “Lobimi nëpër vende të tilla është preokupim themelor i ministrit të jashtëm, Jeremiç”, thuhet në raport. Kthimi i butë drejt Perëndimit, i cili konstatohet në raport, e që mund të shënohet me vizitën e Bajdenit në Beograd dhe të Tadiçit në Francë, ka ndodhur me nismën e SHBA dhe BE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›