E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen 300 kg kafe kontrabandë

 

SHKODER - Zbulohen dhe sekuestrohen 300 kg kafe kontrabandë. Shërbimet e Policisë Kufitare të Shkodrës arrestuan dje në flagrancë Adnan Pjeshkën. Sipas policisë, 42–vjeçari banues në Shkodër u prangos në aksin Shirokë–Zogaj. Burimet bënë të ditur se arrestimi i tij u krye pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij, Volksëagen, me targa SH 0993 D, u gjet një sasi prej 300 kilogramë kafe. Sasia e mallit kontrabandë ishte e ndarë në 5 thasë, me nga 60 kilogramë secila. Në sajë të hetimeve të kryera rezultoi se malli që vinte nga Mali i Zi kishte hyrë kontrabandë, nga zona e liqenit të Shkodrës. Pjeshka nuk e ka pranuar që kafja të kishte hyrë kontrabandë në Zogaj, por se ai e kishte blerë në një nga dyqanet që ndodheshin në këtë lagje. Sipas policisë, Adnan Pjeshka u akuzua për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›