E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëgjyqësia, përleshje mes dy grupeve në mes të Përmetit

 

PERMET - Qyteti i Përmetit ka përjetuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm një situatë të pazakontë. Dy grupe të rinjsh janë përleshur me njëri-tjetrin me mjete të forta mes të cilave shishe, gurë, leva si dhe mjete të tjera rrethanore. Rrugët u përgjakën nga plagosja e tre personave, të cilët nuk patën rastin t’u vinte në ndihmë policia lokale. Tre të plagosur është bilanci i këtij konflikti që degjeneroi me dhunë fizike. Për gati dy orë, prej orës 23:00 e deri në orën 01:30 të së dielës, dy grupe të rinjsh janë përleshur nëpër rrugët kryesore të qytetit duke pasur në përdorim edhe makinat me të cilat qarkullonin. Banorët janë tmerruar nga kjo situatë, ndërsa nuk ka ndërhyrë aspak policia. Të plagosurit kanë mbërritur në spitalin e Përmetit, ku kanë marrë ndihmën e parë në urgjencën e spitalit. Sipas mjekëve ata kishin lëndime nga dhuna fizike mes njëri-tjetrit. Dëmtime në vesh, hundë, sy, si dhe hematoma të qarta në pjesë të ndryshme të trupit ishin plagët e marra tek të paraqiturit. Zanafilla e sherrit mes dy grupeve të së rinjve e ka origjinën në një konflikt mes një djali të ri dhe një tregtari. Ky i fundit i quajtur Robert Naqe, 40 vjeç është rrahur barbarisht nga një person në orët e mbrëmjes së të shtunës. Sipas Naqes, sherri ka ardhur si pasojë e një çështjeje tregtie. Me shenja të qarta dhune, tregtari ka shkon në Komisariatin e Policisë së Përmetit për të denoncuar dhunën e pësuar nga i riu. Mirëpo ai është refuzuar nga Policia e Përmetit të denoncojë dhunën, madje as nga shefi i komisariatit, duke u cilësuar situatën si jo e rëndë. Tregtari ka zgjedhur denoncimin publik, duke pohuar se kjo do të kalonte me vetëgjyqësi, çka solli përplasjen në mes të qytetit. Mësohet se vetëm pas ngjarjeve, policia ka nisur hetimin.               p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›