E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA feston 236 vjetorin e Pavaresise ne Tirane

Në 4 korrik Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 236 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë nga perandoria britanike. Me këtë rast ambasada amerikane përzgjodhi për të dytin vit ambjentet e Galerisë Kombëtare të Arteve ku ishin të pranishëm zyrtarët më të lartë të shtetit si Kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Topalli, ministra të kabinetit, diplomatë përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile. Pas u kënduan himnet e dy vendeve tona, fjalën e mori ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili pas falenderimeve të rastit bëri një retrospektivë të përpjekjeve të amerikanëve për demokraci dhe liri. Në këtë linjë, ambasadori foli edhe për nismën “Vepro Tani” si nevojë për gërshetimin e demokracisë me veprimin njëkohësisht.
“Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e Pavarësisë, festa që zyrtarisht njihet si 4 korriku, një datë kur amerikanët kujtojnë ditën e vitit 1776, kur udhëheqësit e asaj kohe të njohur si Baballarët e Kombit, shpallën pavarësinë nga Britania”, vlerësoi ambasadori Arvizu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›