Arrigo Saki: Jam gati të rikthehem tek Milan
Gjatë një interviste për mediat italiane, ish-trajneri i Milanit, Arigo Saki, flet lidhur me problemet e merkatos kuqezi: “Tifozët duhet të kuptojnë që klubi, nën ndikimin e Berluskonit, po fillon një cikël të ri pas gjithë atyre triumfeve. Me sa mbaj mend unë, asnjë skuadër nuk ka fituar aq sa ka fituar Milani gjatë viteve të fundit. Por nuk mund të vazhdohej gjatë në këtë rrugë, si rrjedhojë Berluskoni bëri mirë që ndryshoi drejtim”. Saki nuk kursen edhe kritikat ndaj drejtuesve të klubit: “Një ditë i thashë Galianit që Milani po gabon në rritjen e pagave. Vetëm Kaka u kushtonte plot 22 milion euro. Për sa i takon përforcimeve, unë nuk do kisha blerë as Ronaldon dhe as Ronaldinjon. I pari më kërkoi disa herë që ta merrja tek Milani, por unë refuzova. Madje edhe Butragenjo asaj kohe zëvendës-presidenti i Realit, u habit”. Dhe në përfundim Saki, flet mbi rikthimin e tij, nëse presidenti Berluskoni do ta ftonte: “Do e merrja në konsideratë, por kurrë si trajner”, ka përfunduar Arigo Saki.