Arrijne ceket dhe portugezet
Udhëtimet nuk përfundojnë lehtë dhe në futboll janë të panumërt. Edhe kur bëhet fjalë për vetëm 3 javë kohë në një kampionat europian. Skuadra e Çekisë dhe ajo e Portugalisë patën një destinacion të përbashkët, kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, ku do të luajnë çerekfinalen e parë të Euro 2012-ës.
Portugezët e trajnerit Rui Bento mbërrijnë në hotelin “Viktoria” ku i presin tifozët e tyre. Njëri prej tyre duket i lumtur dhe me besim. “Parandjenja ime është shumë e mirë, çekët do t’i mundim 3-1 dhe kushdo që të jetë në gjysmëfinale ndaj nesh, Spanja apo Franca, ne do të shkojmë në finale”.
Tifozët janë tepër të kënaqur që ndodhen pranë Kristiano Ronaldos dhe e shprehin këtë duke e përgëzuar yllin e tyre që shënoi dy gola ndaj Holandës. Pavarësisht nga kritikat, Ronaldo ka shënuar 9 gola në 11 ndeshjet e fundit të Portugalisë dhe ka realizuar në 3 Europianët e fundit.
Në një hotel tjetër të Varshavës, në “Grand Merkuri” arrin skuadra e Çekisë. Edhe aty ka tifozë, madje çekët kanë qenë tepër të shumtë në Poloni në Europian pasi thjesht duhet të kalojnë kufirin në drejtim të veriut.
Ndoshta ekipi i vendit të vogël nuk ka shumë yje të mëdhenj, por mjafton një Tomas Rosicki apo edhe një Petr Çeh. Madje, portieri i lavdishëm është edhe kampion i Europës në fuqi me klubet, pasi triumfoi me Çelsin në finalen e Championsit.
Gardiani veteran dhe shokët e tij do të përpiqen të shfrytëzojnë përvojën dhe inteligjencën taktike për të bërë të papriturën e radhës