E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli i duhej dhene

Ish-gjyqtari më i mirë në botë, sot shef i gjyqtarëve të UEFA-s, Pierluixhi Kolina, pranon se goli i Ukrainës ndaj Anglisë duhej dhënë si i rregullt, por e quajti këtë si një gabim njerëzor. Po ashtu, Kolina njoftoi edhe gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjet çerekfinale
“Ne po flasim për pak centimetra, shumë pak centimetra, por sidoqoftë, topi e kaloi vijën fatale. Për fat të keq, ky ishte një gabim njerëzor, e bërë nga një qenie njerëzore. Do të kishte qenë më mirë të mos e kishim pasur këtë gabim, por njerëzit edhe gabojnë. Ky është problemi i vetëm që kemi në 1 000 ndeshje ku kemi qenë të pranishëm”.

Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino, thotë se ende nuk është vendosur nga UEFA që të ketë ose jo përdorim të teknologjisë në portë. Sipas tij, nëse Bordi Ndërkombëtar i Futbollit dhe FIFA bien dakord, teknologjia do të nisë të përdoret nëpër kampionate, por ende nuk është arritur saktësia e plotë, as me të.
Ndërkaq, Kolina bën me dije gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjet çerekfinale të Europianit.

“Gjyqtarët që ne nuk kemi konfimuar janë Shtarku, Kasai, Hojpers dhe Velasko. Dhe janë caktuar këta për çerekfinalet: Për Çeki-Portugali është Ueb, për Gjermani-Greqi është Skomina, për Spanjë-Francë është Ricoli dhe për Angli-Itali është Proensa”.

Teknologjia nuk është në Euro 2012 dhe për fat të keq mund të ketë skuadra të tjera të ndëshkuara, përveç Ukrainës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›