Prandeli i jep, notën 7 Italisë, por 4 Balotelit
Trajneri i kombëtares është i kënaqur nga skuadra e tij dhe qorton sulmuesin: Duhet të pranojë kritikat dhe stolin. Nuk e di nëse e kishte me mua kur shfryu pas golit me Irlandën…
Një ditë pas suksesit ndaj Irlandës, Çezare Prandeli shijon entuziazmin axurr: 20 milionë spektatorë? Jam i kënaqur, do të thotë se kjo kombëtare i bën të dashurohen njerëzit. Funksionon. Baloteli?
Për tu bërë një kampion, duhet të kalojë përmes këtyre momenteve, duhet të pranojë kritikat, stolin dhe që skuadra ti kërkojë të japë më shumë. Asnjë nuk ia do të keqen. Kështu është gatuar, por nuk është jashtë skuadrës. Vota ime për Italinë? I jap një shtatë.
Në qendër të çdo diskutimi, gjithsesi është gjithnjë Baloteli: Nuk e di nëse Baloteli e kishte me mua, do ta pyes, – vazhdon trajneri axurr, duke iu referuar sulmuesit, i cili shpërtheu në fyerje pas golit të dytë ndaj Irlandës, aq sa detyroi Bonuçin ti mbyllë gojën. Biseduam edhe për festime që nuk duhet të jenë ashtu pas një goli, por duhet ti vijnë në mënyrë spontane.
Ndoshta nuk arrin ta mbajë kënaqësinë që ka. Është gjithnjë shumë i kujdesshëm dhe bujar. Varet nga momenti, nga humori, por në të vërtetë është një djalosh i artë. Ai ka situata problematike, që në rritjen e një futbollisti të talentuar, që duhet të bëjë hapin cilësor për tu bërë një kampion, qëndrojnë.
U gëzova për të pas golit, unë pata kurajën ta aktivizoja, ishte një kurajë e llogaritur, por duam që të shprehë energjitë e tij maksimale. Për fat të mirë ishte Bonuçi që ndaloi inatin e Marios…
Në atë gjest shihet shpirti i skuadrës, është një formë mbrojtëse. Disa gjëra që i ke brenda është e drejtë ti kontrollosh në mënyrë personale, por gjesti i Bonuçit ishte i drejtë. Tani Prandeli mund të përqendrohet te kundërshtari i ardhshëm: Francë apo Angli?
Po Ukrainën se keni llogaritur? Franca është një skuadër e frikshme, luan me një skemë 4-3-3 shumë interesante, me tre sulmues modernë, që nuk të japin pika referimi.
Anglia është një skuadër që nuk dorëzohet asnjëherë dhe ka gjetur lojtarë interesantë. Tani duhet të pushojmë pak dhe në ditët në vijim do të përgatisim ndeshjen, në çerekfinale duhet të jemi të fortë kundër kujtdo.
Sidoqoftë Prandeli është i kënaqur nga skuadra e tij: I jap një vlerësim të mirë kësaj Italie. Në ndeshjen e parë luajtëm kundër skuadrës më të fortë. Në të dytën prodhuam shumë lojë. Me Irlandën vuajtëm, por dhamë një sinjal të rëndësishëm. Po, vota ime për fazën e parë është një shtatë.
10 gola axurrë të Kasanos, i cili arrin Pirlon dhe De Rosin, mes të grumbulluarve në këtë Europian. Përpara është vetëm Di Natale me 11 gola
3 gola me kokë të FantAntonios, i cili ia ka shënuar Suedisë, 18 qershor 2004, Estonisë më 3 qershor 2011 dhe 18 qershor 2012 ndaj Irlandës
Federata
Abete nuk e vë në diskutim të ardhmen e Çezares
Sipas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Xhankarlo Abete, konfirmimi i Çezare Prandelit si trajneri i Italisë nuk do të varej nga kualifikimi ose jo në çerekfinale, i arritur pastaj falë fitores ndaj Irlandës së Trapatonit.
Për Abeten është Prandeli e ardhmja e kësaj kombëtareje dhe projekti i caktuar me të i cili do të përmbyllet me Botërorin 2014 do të vazhdojë pa probleme, të paktën nga ana e federatës.
Prandeli nga ana e tij në fund të kampionatit Europian kërkon disa siguri, si për shembull çështjen e stazheve, ku federata nuk u respektua nga klubet, të cilat kanë parësore interesat ekonomikë.
Nëse federata nuk i siguron trajnerit atë që kërkon, kombëtarja rrezikon të humbasë një nga pak trajnerët që adhurohet dhe çmohet nga të gjithë dhe në rastin ekstrem, i vetmi emër që mund ta zëvendësojë është ai i Fabio Kapelos, aktualisht pa kontratë.
Abete duhet të përpiqet tia plotësojë sa më shpejt të jetë e mundur kërkesat ish-trajneri të Fiorentinës, sepse në shtator fillojnë kualifikimet për Botërorin e Brazilit dhe nëse do të duhej të fillohej nga e para me një trajner të ri, do të minonte dhe jo pak integritetin e një kombëtareje që po rigjen një identitet të humbur 6 vjet më parë.
