E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo e lehte per De Rosin

Të kaltrit nuk kanë një Françesko Toti, por një copë Romë është gjithnjë aty. Fiton apo nuk fiton, kryeqyteti mbetet i respektuar dhe hijerëndë. A mund të gjejë kush një të dytë të De Rosit tek përfaqësuesja e drejtuar nga Çezare Prandeli? Vështirë. Pasi u kalua faza e grupeve, italianët kanë përballë anglezët në çerekfinalen e së dielës dhe De Rosi e vlerëson shumë kundërshtarin.

“Nuk është e nevojshme ta vëzhgojmë Anglinë, pasi dihet që ka lojtarë të mëdhenj. Për mua, Xherrard është një mesfushor që ka qenë gjithnjë, absolutisht, një idhull për mua. Ai ka qenë në majë për të paktën 10 vjet. Ndaj, ne thjesht mund ta admirojmë atë, por Anglia ka shumë të fortë edhe lojtarët e rinj të krahëve”, thotë de Rosi.

Anglia mund të thyhet, kjo është normale, por duhet forma më e mirë fizike.
“Ne duhet të jemi absolutisht në formën më të mirë fizike dhe gjatë këtij Europiani, për fat të mirë, unë jam ndjerë shumë mirë. Është një përballje tepër interesante. Duke u kthyer tek Xherrardi, ai është një lojtar që e gjen kudo, në mbrojtje për të ndalur kundërshtarët, në mesfushë, kroson nga krahët dhe gjithnjë di të dalë në sulm. Unë dua që një ditë të kompletohem si lojtar duke u bazuar te ky lloj shembulli”-shprehet de Rosi.

Në 40 vjet, Italia ka rikuperuar vazhdimisht ndaj shpikësve të futbollit, aq sa sot ka bilanc pak më të mirë. Por, kur mendon për lojtarë si Xherrard, atëherë me të drejtë mund të biesh dakord me De Rosin: Nuk do të jetë e lehtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›