E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca pa limit

Kush e priste që “gjelat” të humbisnin thuajse të gjitha puplat e tyre në ndeshjen e fundit në grup. Madje ishte portieri Hugo Joris që e shpëtoi Francën të mbetej krejt pa pupla përballë Suedisë, që fitoi bindshëm 2-0, aq sa trajnerit të bluve, Loren Blank, nuk i mbetet shumë zgjedhje.
“Ne nuk i njohim limitet e kësaj skuadre franceze. Ne pamë sesi Suedia na dominoi thuajse në çdo drejtim. Suedezët ishin të fortë, qoftë në aspektin fizik, në atë mendor dhe madje ishin të fortë edhe teknikisht. Këto cilësi, normalisht, pritet të jenë ato të Francës. Edhe nëse do të kishim pasur më shumë zotërim topi, sërish nuk do t’ia dilnim. Mjafton të shikoni lojën e lojtarëve tanë më të mirë. Jo më kot, portieri Joris ishte më i miri”.

Tani nuk ka më llogari. Nuk mund të ketë. Përballë në çerekfinale do të jetë kampionia e Europës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›