E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasi: “Me ekspierencën time do ndihmoj të rinjtë”

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Besnik Hasi është shprehur mjaft i kënaqur për besimin që i kanë dhënë drejtuesit e Lokerenit. Ndonëse në moshën 34-vjecare, drejtuesit e klubit belg i kanë ofruar një kontratë 2-vjecare kosovarit. "Kam një detyrë të rëndësishme, me eksperiencën time duhet të ndihmoj shumë të rinjtë, - thotë Hasi. – Klubi dhe presidenti më kanë ofruar një kontratë 2-vjecare, pavarësisht moshës sime të madhe. Ndryshe nga sezoni i kaluar në këtë periudhë, ndihem më mirë dhe dua t'i shpërblej drejtuesve të Lokerenit besimin që treguan në rastin tim", - përfundoi mesfushori i kombëtares shqiptare.
MbrojtësiBesnik Hasi, sot është grumbulluar me përfaqësuesen e Shqipërisë, ku Kombëtarja e drejtuar nga kroati Oto Baric do të përballet ditën e mërkurë në një miqësore me San Marinon në transfertë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›