E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrogance deri ne Japoni

Na ishte nje deputete nga shteti fqinj i Shqiperise qe me veturen private te se motres deshi ta kalonte kufirin per te hyre ne territorin e Kosoves pa u legjitimuar fare per shkak se kishte pasaporte diplomatike. Meqe policet kufitare te shtetit te Kosoves nuk mjaftoheshin me faktin se ajo pa leje i tejkalonte te gjitha shenjat e trafikut e besa edhe kufirin e ndaluan. Dhe i hengren plot te shara nga me te ndryshmet dikush-dikush po thote nga me te felliqurat. Per pasoje shoqen deputete e percollen ne Gjykaten Komunale per Kundervajtje ne Prizren ku iu shqiptua denimi prej 250 eurosh.

Piskama shkoi ne kupe te qiellit dhe duke nxituar dhe duke i paragjykuar qe te gjitha Kryeministri i Kosoves e thirri Kryeministrin e Shqiperise per ti kerkuar falje per incidentin duke i fajesuar keshtu me automatizem policet. Intensiteti i piskames vazhdoi aq sa u aktivizua mekanizmi i Inspektoratit Policor qe propozoi suspendimin me pagese te policeve perderisa zhvillohen hetimet gje te cilen pa nje-pa dy e zbatoi drejtori i pergjithshem i Policise. Keshtu qe tash kemi nje deputete qe mund te fryhet se hyn ne histori si ajo qe ka shkaktuar problemin e pare qe pershkallezoi ne incident serioz nderkufitar/ndershteteror ndermjet Kosoves dhe Shqiperise nje Kryeminister te Shqiperise te cilit kosovaret ia ushqejne sedren nje Kryeminister te Kosoves qe me kerkimfalje te nxituar mohon sovranitetin e Kosoves dhe kater police qe duke kryer detyren me perpikeri dhe duke mos pranuar qe tu shkelej dinjiteti nga dikush qe nuk ka treguar te kete as edukate elementare ani qe bart pasaporte diplomatike ndash suspendohen me rrezik qe te mbesin pa pune.

Ne vend qe te pritej perfundimi i procedures gjyqesore ekziston Gjykata e Larte per Kundervajtje ndash ku mund te parashtrohen ankesat nga te dyja palet e qe ajo perfundimisht te percaktoje se kush pati faj ne kete ngjarje Kosova cohet e kerkon falje per ndalimin e dikujt qe nuk ka dashur te kalonte neper procedurat e domosdoshme kufitare. Ajo do te duhej ta dinte me mire se te gjithe ne se kontrolli i rrepte nderkufitar eshte kusht pa te cilin nuk ben te arrihet te liberalizimi i vizave. Per te eshte lehte te na shese mend sepse hem ka pasaporte diplomatike hem mund te udhetoje pa viza qe nga java e ardhshme. Per ne pos qe kemi mbetur getoja e Europes eshte veshtire qe te gelltisim ofendime posacerisht nga ata qe kane mall per vendin nga i kane rrenjet. Shoqes deputete nuk i ka hije ndash dhe fakti se jemi te nje rrenje nuk e ben ate superiore ne asnje aspekt.

Shpresoj shume se Gjykata per Kundervajtje nuk do tu nenshtrohet presioneve politike dhe se do ta shqyrtoje lenden me neutralitet dhe duke u mbeshtetur ne deshmi. Dhe po qe se Gjykata e Shkalles se Dyte verteton fajesine e deputetes arrogante atehere drejtori i Policise do te duhej fillimisht tua hiqte suspendimin dhe ti shperblente policet per profesionalizimin e treguar Kryeministri i Shqiperise do te duhej ti kerkonte falje homologut kosovar dhe ne fund deputetja do te duhej te dilte publikisht e tu kerkonte falje atyre qe i cilesoi bisha dhe te mesohet te prese ne rend ndash mund te jete paksa e merzitshme por nuk ben zarar.

E qe nxitja eshte dicka e zakonshme te Kryeministri kosovar e deshmoi puna shteterore te cilen e kreu ne diten e diel kur mbaheshin votimet ne Rahovec. Ate dite kur i informoi arsimtaret se qeveria te cilen ai e udheheq po ua rriste rrogat 50 per qind. Pa specifikuar se a bruto a neto tha se rritjet do te zbatoheshin nga 1 janari i ardhshem edhe pse e dinte shume mire qe asnje dokument buxhetor i miratuar nga qeveria e tij dhe Kuvendi ku e kishte shumicen nuk e kishte parapare kete mundesi. Per me teper kesaj radhe si shkoi kujt ne mend ta permendte Fondin Monetar Nderkombetar. Vetem u tha se kjo diference do te paguhej nga grantet per komunat. Thuajse grantet bien nga Jupiteri e jo nga buxheti i Kosoves te cilin sa per informim nuk e miratoi Kuvendi para se te shperndahej.

Keshtu u ngut me thene une jam ai qe ua solli krejt rritjet ani qe me kete thenie e pranonte se shumekujt ia kishte rritur edhe tensionin e gjakut ndash sepse i nevojiteshin votat si per Rahovecin ashtu edhe per zgjedhjet brenda dy javesh. Me kete shkaktoi kete situate po qe se ai do te jete mandatari i ardhshem i qeverise do te detyrohet te gjeje burime te tjera per pagese ndash per shembull dividendin e PTK-se apo parate e privatizimit... ne te kunderten do te kete nje konfrontim me FMN-ne per shkak se shume zor do tia dale te mbledhe me shume para per buxhetin ashtu qe linja e pagave te mbetet te 25-perqindeshi i kerkuar nga FMN-ja. Po qe se nuk eshte mandatar do ta sjelle mandatarin/mandataren e ri/re ne situate te palakmueshme meqe ne mungese te parave ky/kjo do te mund te deklaronte se ky vendim eshte i pazbatueshem. Qe per start do te mund te shkaktonte nisjen e qeverisjes se re me nje greve arsimtaresh sepse ata do te konsideronin se premtimin ua dha Qeveria e Kosoves e jo Hashim Thaci.

Pare keshtu ky vendim i Kryeministrit eshte shume parazgjedhor ndash ashiqare. Eumlshte evidente se pas tij eshte nje ekip keshilltaresh qe po dine ti shfrytezojne zbrazetirat ligjore ndash ne mungese te Ligjit per qeverine qe do te duhej te parashihte se cfare vendimesh do te mund ti merrte nje qeveri ne doreheqje e cfare jo u proklamua vendimi i se dieles se shkuar. Ani qe mbeshtetur ne pervojat e shteteve me demokraci me te avancuar vendimet qe e prekin buxhetin nuk jane vendime qe nje qeveri e tille do te mund ti miratonte. Dhe ani qe do te mund te thuhej se fajin per mungesen e nje ligji te ketille e kane pikerisht kjo qeveri dhe deputetet te cilet e kane kthyer prapa nje pako te madhe te ligjeve ne qeveri per shkak se kane qene shume busy duke u marre me pune me te rendesishme ndash me beneficionet qe ua kane siguruar vetes.

Dhe ne vazhden e premtimeve parazgjedhore erdhi nje tjeter ndash ndertimi i tunelit qe do te na coje ne Azi. Lexues te dashur ju me siguri nuk e dini kete por kete e keni pasur enderr prej kohesh dhe ja qe nje jave para fushates zgjedhore po e kuptoni se cfare ka fshehur nendija juaj gjithe keta vjet. Rruga do te jete 55 kilometra e gjate dhe edhe pse nuk eshte permendur cmimi kjo rruge ka gjasa te na kushtoje paj nja dy miliarde euro. Plani eshte qe rruga te jepet me koncesion prandaj neve garant na bie hise me hy dorezane me nja gjysme miliardi a qashtu dicka per ti shpronesuar tokat qe per shembull do mund te ishin ato qe tash jane objekt te nje gjykimi qe po zhvillohet ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine.

E mbasi ky eshte investimi publiko-privat neve si planifikues te shkelqyeshem qe jemi do te na bjere hisja ti paguajme tunelet mbikalimet e nenkalimet kurse investitorit privat do ti bjere hisja ti mbledhe pagesat per mirembajtjen e rruges. Per ndertimin e rruges do te angazhojme firmen e cila e ka bere projektin dhe e cila nuk do ta publikoje kurre kontraten per shkak se ajo do te realizoje endrren tone te kamotshme ndash qe nepermjet nje tuneli prej 22 kilometrash ti afrohemi Japonise. Eeeee sa vizionare i kemi premtuesit tane zgjedhore ndash kush e kishte paramenduar se nje imtesi e ketille tunel me do te na conte aq larg eee ne Japan... aty ku do te mund ta formojme kolonine e me taze te azilkerkuesve shqiptare... e qe keshtu te permallohemi me shume per rrenjet tona...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›