Arsen Venger : Ja pse e refuzova ofertën e Real Madrid
Tekniku i Arsenalit, francezi Arsen Venger ka zbuluar arsyet përse refuzoi ofertën e Realit të Madridit. "Do të tradhtoja besimin tim për skuadrën londineze", pohon Venger. Ishte një shans, që Venger të ishte tekniku i Realit të Madridit, që investoi shumë gjatë merkatos së verës për të krijuar skuadrën e madhe në Spanjë dhe Europë. "Unë dua t‘i shkoj në fund punës sime, nënvizoi tekniku francez. Dua të realizoj ambicionet e mia dhe nëse do të isha larguar do të tradhtoja besimin e madh që kam për Arsenalin. Nuk mund të largohesha në këtë moment të zhvillimit dhe rritjes së skuadrës", ka përfunduar Arsen Venger.