Arsenal: Fabregas vlen 48 milionë euro
Çesk Fabregas, talenti spanjoll i Arsenalit vlen 48 milionë euro. Ky është lajmi më i fundit, i cili mbërrin nga merkatoja angleze. Sipas shkrimeve të djeshme të së përditshmes së njohur angleze "The Sun", Arsenali tashmë ka fiksuar çmimin prej 40 milionë sterlinash (përafërsisht me 48 milionë euro) për kartonin e mesfushorit Fabregas, i cili kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës. Por duket se dëshira e yllit spanjoll është të rikthehet te skuadra e tij e zemrës, Barcelona, e cila ka shfaqur interes për të.