E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velez Sarsfield fiton titullin kampion

Pasi ka mundur 1-0 Hurakan në stadiumin "Amalfitani" në javën e fundit të sezonit, Velez Sarsfield ka fituar kampionatin argjentinas "Klauzura", duke marrë kështu titullin e saj të shtatë kombëtar. Fitorja mban firmën e Maksi Morales në minutën e 39-të të pjesës së dytë. Falë kësaj fitoreje, Velez e ka mbyllur sezonin në kuotën e 40 pikëve dhe ka parakaluar pikërisht Hurakanin (38 pikë), që renditet i dyti së bashku me Lanusin. Tani ka polemika të mëdha në lidhje me shënimin e golit deciziv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›