E Diel, 1 Nëntor 2026

Henri, 11 mln euro për ish-gruan e tij

Tieri Henrit do t‘i kushtojë shumë shtrenjtë ndarja nga ish-gruaja e tij Klaire Merry. Në fakt, sulmuesi aktual i Barcelonës do të duhet të paguajë plot 8 milionë sterlina, një shifër rekord për një futbollist për sa i përket divorcit. Do të mbyllet kështu lufta e pafundme legale mes asit të futbollit francez dhe modeles angleze, e cila pretendonte nga ish-burri i saj shumën e 10 milionë sterlinave. Lojtari, për të evituar të tjera përplasje, ka qenë i detyruar të pranojë kompromisin e 130000 sterlinave në javë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›