Arsenal armësh në shtëpinë e biznesmenit të vrarë
Armë dhe municione në shtëpinë e një biznesmeni të vrarë në Shijak pesë vite të shkuara. Zhvillime të reja kanë pasuar kështu vrasjen e Smoqit dhe ekzekutimin e njërit prej të dyshuarve si autor nga ushtari me pagesë i Zall Herrit, në mesin e muajit maj të këtij viti. Në bazë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, policia lokale e Shijakut, e cila zbardhi në kohë rekord vrasjen e 46-vjeçarit Hysen Bega pranë qendrës së Shijakut, ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe municione në shtëpinë e Jaho Smoqit në Xhafzotaj të Shijakut, aty ku pesë vjet më parë ai u vra nga njerëz të afërm të familjes. Burime nga policia e Shijakut bënë të ditur se në banesën e të ndjerit Jaho Smoqi, gjatë kontrollit gjetën dy armë automatike, 200 copë fishekë dhe pesë karikatorë automatikësh. Nga hetimet e para të policisë rezulton se armët mbaheshin nga babai i Jaho Smoqit, i cili u vra në dhomën e gjumit, pranë të shoqes, natën e 29 nëntorit të vitit 2003.
Babai i viktimës ndërroi jetë një muaj më parë, pa mundur të sigurojë hakmarrje për të birin, po kjo vdekje duket se ka ndikuar në përshpejtimin e hakmarrjes ndaj njërit prej të dyshuarve si vrasës të Jahos dhe që lëvizte i lirë nëpër Shijak. Më 16 maj, Nazmi Rramilli, 24 vjeç, nga fshati Hardhishtë i Komunës Gjepalaj, ushtar me pagesë në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Zall Herrit, gjatë arrestimit ka pohuar ekzekutimin e Begës, duke treguar se vrasja e Smoqit kërkonte shpagim, ndonëse është shprehur i penduar për krimin e bërë.
Jaho Smoqi ishte pronar i një pike bastesh sportive dhe u vra në përpjekje për t‘u grabitur në shtëpinë e tij, ku jetonte me familjen dhe prindërit. Në përleshje me grabitësit e maskuar u plagos edhe bashkëshortja e tij. Megjithëse grabitësit qenë tre, gjykata dënoi për krimin vetëm Fatos Ballën, me 22 vjet burg. Ndërkaq, viktima e muajit të kaluar, sipas deklarimit të ushtarit të Zall Herrit, ishte përfshirë në vrasjen e djalit të hallës së babait të tij, Jaho Smoqit, të cilin e thërriste dajë.