Fshatarët e Tepelenës, në protestë: Ksera nuk është prefekti ynë
Prania e prefektit të Gjirokastrës në ceremoninë përkujtimore të protokollit të Korfuzit dhe deklaratat që sipas mediave greke ai ka bërë, kanë sjellë të parin reagim të banorëve të prefekturës. Një grup fshatarësh nga Tepelena e kanë pasur të pamundur ta kapërdijnë qëndrimin e prefektit të tyre dhe kanë dalë në protestë, duke bllokuar për disa minuta edhe rrugën nacionale Ballsh-Tepelenë.
Protesta
Largoni nga detyra dhe filloni ndjekjen penale për prefektin e Gjirokastrës, Spiro Ksera, dhe kryebashkiakun e Himarës, Vasil Bollano". Këto ishin parullat e një grupi prej afro 70 vetash, të cilët kanë protestuar gjatë paradites se djeshme në fshatin Toç të Tepelenës. Sipas protestuesve, arsyeja e këtij tubimi paqësor janë deklaratat për autonomi të të ashtuquajturit Vorioepir, që mendohet se ka bërë ///////////ga prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera, më 18 maj në Konicë të Greqisë, si heqja e tabelave rrugore në gjuhën shqipe nga ana e kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano.
"Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e juaja", shkruhej në një banderolë që u drejtohej krerëve të organizatës OMONIA. Organizatori i këtij tubimi, Organ Hasani, është shprehur se "që sot ne nuk e njohim më si prefekt Spiro Kserën". Organizatori i tubimit paqësor kishte shpalosur në vendin e protestës një hartë të trojeve shqiptare, që bazohet në tri vilajetet e periudhës së fundit të Perandorisë Osmane dhe ka ftuar prefektin Ksera, që duke studiuar këtë hartë, të shohë dhe të njohë edhe njëherë kufijtë e Shqipërisë.
Ksera dhe Bollano
Prania e prefektit Spiro Ksera në përkujtimin e protokollit të Korfuzit në qytetin kufitar të Konicës u pasua me reagime të ashpra nga shumë organizata patriotike brenda dhe jashtë vendit.
Reagime të ashpra ka ngjallur edhe veprimi i kryetarit të Bashkisë së Himarës, i cili urdhëroi policinë bashkiake të shkulte të gjitha tabelat kulturore-turistike, që ishin vendosur në rrugët nacionale që kalon nëpër Himarë. Bollano kërkonte, që përveç gjuhëve shqip dhe anglisht, tabelat të ishin edhe në greqisht. Për këtë veprim, kryetari i Bashkisë së Himarës është akuzuar për shpërdorim detyre nga Prokuroria e Rrethit Vlorë. Gjykata e Vlorës ka vendosur që gjyqi ndaj tij të fillojë më 17 qershor. Ndërkohë, për deklaratat e prefektit Spiro Ksera, i cili vjen gjithashtu nga organizata OMONIA, nuk ka pasur deri tani asnjë hetim.