Panairi i 11, pushton kongreset
Edicioni i 111 i Panairit të Librit “Tirana 2008”, kësaj here ndryshon destinacion. Në Pallatin e Kongreseve, nga 14-18 nëntor do të ekspozohen jo vetëm librat brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare, ku përfshihen Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora. Në këtë panair do të marrin pjesë rreth 150 shtëpi e ente botuese, agjenci shpërndarjeje libri, studio grafike e diskografike, shtypshkronja, institucione, organizata e subjekte të tjera që kanë si objekt kryesor të punës së tyre punën me librin dhe punën botuese. Gjatë ditëve të panairit, nga organizatorët, ekspozuesit dhe krijuesit, në mjediset e panairit, do të organizohen paraqitje librash, biseda e debate me lexues e shkrimtarë.