Arsenali ‘trondit’ Liverpoolin
Arsenali mposhti Liverpoolin 2-0 në Anfield Road në kuadër të xhiros së tretë në Premierligë. Skuadra e menaxherit Arsene Wenger arriti fitoren e parë në edicionin e ri kurse Reds mbeten ende në kërkim të saj.
Përforcimi i ri, sulmuesi gjerman Lukas Podolski kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 31-të kur nga afërsia mposhti portierin Pepe Reina pas një asistimi të mrekullueshëm nga Santi Cazorla, tjetër blerje e kësaj vere. Ishte ky goli i parë i Arsenalit në edicionin e ri të Premierligës pas 211 minutash lojë.
Ylli spanjoll e dyfishoi epërsinë e gjigantit londinez kur realizoi në minutën e 68-të edhe pse një dozë të fajit e mbanë portieri Reina i cili reagoi dobët pas goditjes së Cazorlas. Përpjekjet e Liverpoolit për tu rikthyer në lojë ishin të kota, Arsenali u mbrojt me sukses dhe mori pikë të plota nga Anfield Road. Arsenali u ngjit në kuotën e pesë pikëve kurse Liverpooli ngel në dy.