Van Bommel lavdëron De Jongun

Ish mesfushori i Milanit, Mark van Bommel beson se transferimi i Nigel de Jongut si zëvendësues i tij ishte “blerja më e mirë e afatit kalimtar të verës”.
Rossonerët sollën edhe futbollistë si Giampaolo Pazzini, Bojan Krkic dhe Francesco Acerbi kurse De Jong erdhi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
“Ai është blerje e shkëlqyeshme për Milanin dhe luan në mënyrë pothuajse të njëjtë me mua. De Jong është sikur Rino Gattuso, në mënyrën si punon për sulmuesit dhe mbrojtësit. Ai është përforcimi më i mirë i verës”, deklaroi Van Bommel për Milan Channel.