E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hart pret më tepër nga City

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart është shprehur i dëshpëruar me paraqitjet e ekipit në këtë fillim të sezonit në Premierligë.

Skuadra e Roberto Mancinit fitoi titullin në ligë sezonin e kaluar por nuk shfaqi formën e tij më të mirë në fitoret ndaj Southamptonit (3-2), Queens Park Rangers (3-1) dhe barazimin 2-2 me Liverpoolin.

“Është fillim i mirë por kemi mundur të luajmë më mirë në të tria takimet, duhet të jemi të sinqertë. Shpresojë që nga shtatori do ti kthehemi të zakonshmes dhe do të luajmë lojën tonë”, deklaroi Hart për talkSport.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›