E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali, 21 milionë euro për Gurkuf

Mesfushori francez i Milanit, Johan Gurkuf, mund të kalojë shumë shpejt në kampionatin anglez pasi Arsenali është vënë në ndjekje të tij. Sipas mediave angleze, "topçinjtë" kanë bërë gati një ofertë prej 21 milionë eurosh për futbollistin, duke e kërkuar që në merkaton e janarit. Kërkesa vjen nga vetë trajneri Arsen Venger, të cilit i duhet të rindërtojë mesfushën, pasi do të mungojnë Kolo Ture, Emanuel Ebue dhe Aleksandër Song, të cilët do të marrin pjesë në Kupën e Afrikës. Si për ironi të fatit, vetë Gurkuf e kishte refuzuar Arsenalin në vitin 2006, pikërisht për t‘iu bashkuar Milanit ku shihej si zëvendësuesi ideal i Kaka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›