E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan-Juve, sfidë për sulmuesin Amauri

Nis ankandi për sulmuesin e Palermos, Amauri. Pas fjalëve të prokurorit të tij se mund të largohet në qershor nga skuadra jugore, drejtuesit e Milanit dhe Juventusit po mendojnë për të blerë brazilianin, ndonëse kjo do të thotë të paguajnë 25 milionë euro. Por në garë nuk janë vetëm skuadrat italiane. Sipas mediave spanjolle dhe atyre angleze, Reali i Madridit dhe Çelsi janë të interesuara për bomberin që ka shkëlqyer me fanellën e Palermos dhe në këtë sezon mendohet të jetë një prej golashënuesve më të mirë të Serisë A. Vetë lojtari nuk ka asnjë preferencë, mjafton që të jetë në gjendje të luajë në Ligën e Kampioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›