Guardiola, fondamental për Barcelonën

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka theksuar se Pep Guardiola ka rëndësi të madhe në projektin e klubit nga Nou Camp dhe shpreson në qëndrimin e trajnerit të suksesshëm.
Kontrata aktuale e 40 vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe ende është e paqartë nëse Guardiola do të vazhdojë qëndrimin e tij me gjigantin katalan. Megjithatë, Iniesta konfirmoi rëndësinë e Guardiolas për ekipin.
“Ne të gjithë jemi të lumtur me Pep Guardiolan. Ai është fondamental për projektin e Barcelonës”, tha Iniesta për mediet spanjolle.