Nigeriani Elejiko vdes në fushë

Mbrojtësi nigerian Bobsam Elejiko u rrëzua dhe vdiq gjatë paraqitjes me skuadrën e tij belge Merksem të dielën mbrëma. 30 vjeçari në momentin që pësoi kolaps ishte duke luajtur në ndeshjen e ligës së pestë kundër FC Kaart.
Përpjekjet për të ndihmuar mbrojtësin ishin të pasuksesshme dhe shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por dyshohet se bëhej fjalë për sulm në zemër. “Me keqardhje të thellë njoftojmë për vdekjen e Bobsam Elejikos” thuhej në komunikatën e klubit Merksem. Ndeshja u ndërpre pas vdekjes së Elejikos.
“Ai u rrëzua dhe vdiq papritmas në fushë, i shprehim ngushëllime familjes dhe shoqërisë të tij”. Elejiko më parë kishte luajtur për Ëesterlo dhe Antëerp në mes skuadrash tjera.