Arsenali e do Podolskin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e do në skuadrën e tij futbollistin e Kolnit, Lukas Podolski.
Sipas shtypit gjerman, trajneri francez e ka përgatitur një ofertë prej 22 milionë eurosh për sulmuesin gjerman.
Gjithnjë sipas këtyre mediave, disa skautë të klubit anglez e kanë monitoruar 26 vjeçarin dhe klubi londinez është i gatshëm ta bëjë ofertën qysh në janar.
Podolski ishte kthyer në Koln dy sezone më parë, pas një aventure jo dhe aq pozitive me Bayern Munichun.