Llorente-Bilbao, asnjë shenjë e vazhdimit

Presidenti i Athletic Bilbaos, Jose Urrutia ka bërë të ditur se nuk ka asnjë risi sa i përket mundësisë së vazhdimit të kontratës së sulmuesit Fernando Llorente.
Reprezentuesi spanjoll është i lidhur me klubin bask deri në fund të këtij sezoni dhe muaj më parë njoftoi se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën. Urrutia ka njoftuar se situata mbetet e njëjtë duke shtuar gjithnjë e më tepër spekulimet rreth largimit të Llorentes nga Bilbao.
“Është futbollist i madh. Por, për momentin nuk kemi asnjë sinjal nga ana e tij, asnjë risi sa i përket vazhdimit të kontratës”, deklaroi Urrutia për AS.