Vështirë ta zëmë Barcelonën

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira ka pranuar se nuk do të jetë lehtë për skuadrën e tij të zë liderin aktual të La Ligës, Barcelona.
Por, ata nuk dorëzohen. Kampioni i Spanjës ka bërë fillim negativ të sezonit në ligë dhe aktualisht ka tetë pikë më pak se Barcelona pas shtatë xhirosh. Khedira pranon se diferenca është e konsiderueshme.
“Sigurisht, është vështirë me një skuadër të fuqishme si Barcelona dhe me dallimin në pikë mes nesh. Nuk e kemi fatin në duart tona dhe nuk është ndjenjë e mirë por duhet të presim gabimet e tyre”, deklaroi Khedira për Marca.