Shkollat, 40 vjet pa restaurime
21/02/2005 POLIÇAN - Ka që nga viti 1968, që dy shkolla të mesme dhe tre shkolla 9 vjeçare në Poliçan, nuk janë restauruar dhe për pasojë, janë në gjendje të rrënuar, duke pritur të bien nga dita në ditë. Mjetet mësimore dhe bankat janë të denja për muze, pasi janë ende të kohës të diktaturës. Të gjitha shkollat pikojnë sa herë që bie shi. Dyert dhe dritaret janë kalbur dhe thërrmuar, duke i bërë mjaft të papërshtatshme për të qenë qëndra edukimi dhe dijesh. Në ditët me shi, apo në ditët e ftohta, për shkak të kushteve të rënda në të cilat ndodhen këto shkolla, ku prej dekadash askush nuk vë dorë, shpesh këshillat pedagogjikë janë të detyruar që të reduktojnë orët e mësimit, çka gjithsesi, është në "kurrizin" e nxënësve.
Shkollat për të cilat duket se nuk ka asnjëherë fonde, janë shkolla e mesme “Muhamet Kondi”, “Mekanike”, shkolla 9 vjeçare “Pronovik”, “70 vjetori”, dhe shkolla 9 vjeçare “Qëndër”. Ndërsa për palestra dhe për rrethimet e shkollave, as që bëhet fjalë fare.
"Nuk e di se kush e ka fajin, shteti apo politika, apo vetë banorët të cilët votojnë sipas qejfit të partisë mëmë. Nuk e di pse ministri Memushi, në zonën e tij ndërton 11 shkolla, nga 22 që ka ndërtuar, të gjitha në qarkun e Beratit, ndërsa fëmijët e Poliçanit, duket sikur janë të ‘njerkut’”, ka denoncuar kryetari i bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotka.