E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello refuzon Interin

Fabio Capello ka mohuar mundësinë e emërimit të tij në postin e trajnerit të Interit në fund të këtij sezoni.

Ish selektori i Italisë është përmendur si kandidat për pasardhës të Claudio Ranierit, i cili është nën presion të madh në pankinën e Nerazzurrëve. Por, Capello përjashtoi mundësinë e angazhimit të tij në Giuseppe Meazza.

“Është thënë se jam takuar me presidentin Moratti në Londër? Gënjeshtra. E ardhmja ime në Inter? E përjashtoj 100 për qind”, deklaroi Capello për Sky Sport 24.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›