Zanetti, rekordmen i Interit në Serie A

Javier Zanetti ka thyer rekordin e Giuseppe Bergomit, si futbollisti me më së tepërmi paraqitje për Interin në Serie A, 757, pas përfshirjes së tij në takimin kundër Novarës të martën mbrëma.
Argjentinasi kishte barazuar rekordin e Bergomit prej 756 ndeshjeve në barazimin 0-0 kundër Romës, fundjavën e shkuar. Zanetti është i lumtur që ka bërë një arritje kaq të madhe.
“Kurrë nuk kam menduar se mund të bëhem kapiten i një klubi kaq të madh. Të barazoj rekordin e Bergomit ishte një krenari e madhe për mua. Nuk di si të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Inter është një familje e madhe për mua dhe klubi është sikur shtëpia ime e dytë”, tha Zanetti për Sky Sport 24.
38-vjeçari iu bashkua Interit nga Banfield, në verën e vitit 1995 dhe në mes të tjerash ka fituar pesë tituj në Serie A dhe katër Coppa Italia. Momenti më i gëzueshëm i karrierës së tij në Inter ishte më 2010, kur ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve, pas fitores në finale ndaj Bayern Munichut 2-0.